Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kukësi, Peshkopia e Bulqiza mbulohen në orët e mbrëmjes nga bora, mbi 10 cm në qafat e maleve

Gazeta10
28 November 2026 - 21:04

Qarku i Kukësit është përfshirë sonte nga reshjet e borës pas uljes së dukshme të temperaturave.

Në zonat e larta malore bora ka krijuar shtresën e parë, e cila në qafat e maleve ka kaluar 10 centimetra, ndërsa në akset rrugore nacionale ka nisur puna për heqjen e borës dhe hedhjen e kripës, me qëllim mbajtjen e rrugëve të kalueshme.

Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në akset Kukës-Shishtavec, Bushtricë, Qafë Mali, Krumë-Kam-Tropojë, Bajram Curri-Valbonë dhe Qafë Morinë këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore.

Reshje bore kanë përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë, duke nisur me intensitet të lartë. Në zonat e thella malore, trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra, por nuk raportohen problematika në zonat e thella apo në akset rrugore.

Reshjet e para të borës kanë nisur edhe në Bulqizë në orët e mbrëmjes, ku temperaturat kanë zbritur në minus tri gradë Celsius në qytet dhe deri në minus pesë gradë në zonat malore, teksa gjatë natës pritet një tjetër ulje e temperaturave, duke shtuar kështu rrezikun e krijimit të ngricave në rrugë.

Policia rrugore u bën thirrje ngasësve të automjeteve që të respektojnë rregullat në trafik dhe të përdorin gomat e dimrit për të shmangur aksidentet e mundshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.