Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lahi Brahimaj rrëfen dhimbjen për rënien e Luan Haradinajt: Ishte goditje për UÇK-në dhe gjithë Kosovën

Gazeta10
28 November 2026 - 22:32

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka kujtuar rënien e nipit të tij, Luan Haradinajt, i cili ra dëshmor gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Në një rrëfim në emisionin “Java” në Kanal 10, Brahimaj ka treguar se humbja e Luanit ishte një nga momentet më të rënda, jo vetëm për familjen Haradinaj, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë vendin.

Ai ka theksuar se rënia e tij përbënte një goditje të madhe për të gjithë, duke kujtuar peshën që kishte kjo humbje në atë kohë.

“Ajo ditë ka qenë e rëndë. Ishte një goditje jo vetëm për UÇK-në, por edhe për tërë Kosovën”, ka thënë Brahimaj në emisionin “Java” në Kanal 10.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.