Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përballja e madhe në Dyseldorf, Nelson Hysa dorëzon meçin kundër Agit Kabayel

Gazeta10
28 November 2026 - 23:52

Dueli i shumëpritur i peshave të rënda në Dyseldorf midis boksierit shqiptar Nelson Hysa dhe gjermanit Agit Kabayel nuk ka zgjatur shumë se deri te raundi i dytë.

42-vjeçari shqiptar hyri në këtë sfidë i pamposhtur me një rekord prej 25 fitoresh, prej tyre 23 me nokaut dhe asnjë humbje dhe lufta kundër boksierit gjerman ishte mundësia e parë në karrierë për një brez botëror.

Por, boksieri gjerman mbrojti titullin kampion në versionin WBC, pasi shkodrani Nelson Hysa përfundoi para kohe meçin. Ai dukej se kishte një lëndim të mundshëm në dorë, pas së cilës nga këndi i tij u hodh peshqiri i bardhë në ring, duke sinjalizuar dorëzimin dhe ndërprerjen e duelit.

Nelson Hysa i lindur më 6 shtator 1984 në Shkodër është një boksier profesionist shqiptar në peshën e rëndë, i njohur për stilin agresiv dhe përqindjen e lartë të fitoreve me nokaut.

Me një karrierë të nisur vonë si profesionist, ai është shndërruar një nga figurat më të spikatura të boksit shqiptar dhe ka fituar disa tituj ndërkombëtarë.

Për Hysën, kjo ishte mundësia e parë për t’u shpallur kampion bote, ndërsa boksieri gjerman arrin në gjithsej 27 fitore pa asnjë humbje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.