
Kanë dhënë dorëheqje serbët e punësuar në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, raporton Gazeta10.
Një nga serbët e dorëhequr ka thënë se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me kolegët shqiptarë nga dogana dhe policia.
“Një nga ish-punëtorët tha se serbët kanë pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët e tyre shqiptarë nga dogana dhe policia dhe shprehu shpresën se do të gjendet një zgjidhje për problemet që rezultojnë”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
Tutje, bëhet e ditur se kanë dhënë dorëheqje 11 serbë që kanë punuar në këto pika.
“Në vendkalimin administrativ Jarinje sot dorëheqjen në Doganën e kanë dorëzuar 11 punëtorë serbë, të cilët ishin të punësuar në atë dhe në pikëkalimin Bërnjak”.
Më tej, bëhet e ditur se ata kanë thënë se ky është një akt moral dhe solidarizues me popullin e Serbisë.
“Ata online deklaruan për Kosovën se është akt moral dhe shenjë solidariteti me popullin dhe dëshmi e kundërshtimit të politikës së kryeministrit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti”.
Kujtojmë se Lista Serbe dhe serbët e veriut nga e shtuna pasdite kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës dhe në të gjitha nivelet e saj për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq. / Gazeta10