
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazi, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe ambsadori i Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič, kanë zhvilluar një takim me Listën Serbe, lidhur me zhvillimet e fundit në veriun e vendit, raporton Gazeta10.
Është bërë e ditur se në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.
“Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq kanë biseduar sot në Mitrovicë me përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zaracin nga Gjermania dhe Anžeja Frangeš nga Sllovenia, për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe Metohi”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
Kujtojmë se Lista Serbe dhe serbët e veriut nga e shtuna pasdite kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës dhe në të gjitha nivelet e saj për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq. / Gazeta10