Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentes Osmani i shkon shkresa zyrtare për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri

Gazeta10
10 November 2022 - 20:23

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka dorëzuar shkresë Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.

Në letrën e dërguar, Osmanit i kërkohet që të shpallë zgjedhjet në veri të vendit, pas dorëheqjes së kryetarëve në komunën e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zunik Potokut dhe Leposaviqit.

Kujtojmë se para disa ditësh, Presidentja Osmani zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, i cili tha se KQZ-ja i posedon kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.