
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se një grua është ankuar se banorët e banesave afër shtëpisë së saj po hedhin mbeturinat nga ballkoni në hyrje të shtëpisë së saj duke ia pamundësuar edhe hyrjen në shtëpi shpesh herë, raporton Gazeta10.
Qytetarja Elhame Avdiu, ka thënë se rastin e ka denoncuar edhe në institucione por nuk po gjejnë mbështetje.
“Kjo është për tmerr, po shihet nuk kemi çfarë të flasim. Kjo ndodh çdo jave e pastroj. E kemi lajmëruar Policinë, Komunën, askush nuk ka marrë masa. Banorëve më iu thanë thonë a më keni pa tu hedh mbeturina, nuk e di kujt me iu lajmëru.”, ka thënë qytetarja.
Banorja tha se këtë javë kanë thirrur përsëri komunën dhe policinë por nuk kanë ardhur dhe kështu janë detyruar që rastin të raportojnë edhe në Kanal10.
Tutje redaksia e Kanal10 do të përpiqet të marrë përgjigje edhe nga Inspektorati i Komunës së Ferizajit lidhur me këtë problem./Gazeta10