Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konfirmim për Gazeta10: Therje me thikë në Prishtinë, policia kap 3 të dyshuar

Gazeta10
11 November 2022 - 15:41

Një person është therur me thikë rreth orës 13 e 30 minuta në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Sot rreth orës 13:30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, tha Ahmeti për Gazeta10.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.