
Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është mysafir i ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump, raporton Gazeta10.
Ai është në rezidencën e Trump ku po merr pjesë në dasmën e Tiffany dhe Michael.
Këtu keni postimin e plotë:
“I nderuar të jam sonte në rezidencën e Ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, ku jam i ftuar në darsmen e madhe të Tiffany dhe Michael”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10