Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lipjan, qytetari ankohet se nuk u punua mirë gypi i ujit nga Komuna

Gazeta10
14 November 2022 - 8:37

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se banorët e Gadimes së Epërme në Lipjan, ankohen se gypat e ujit janë dëmtuar pasi që nuk janë punuar mirë nga komuna, raporton Gazeta10

Banori Islam Murtezi, i cili është edhe mërgimtar ankohet se kjo po ia dëmton oborrin e tij të cilin sa herë vjen nga mërgimi e gjen në kundërmim dhe të mbushur me mbeturina.

Murtezi, fajin ia lë punës jo të mirë të Komunës.

“Problemi është prej 2019 gypat I ka vendos komuna në pronën timen private me leje timen, nuk kom deshtë me dëmtu rrugën edhe jam pajtuar mi vendos në oborrin tim. Komuna, kompania nuk e ka kryer punën si duhet. Unë vet i kam vendos dy gypa, që 20 vite nuk kanë pasur asnjë dëmtim, të komunës pas dy vite janë dëmtuar. Çdo herë që ka reshje të mëdha pjesa e poshtme e gypit mbyllet dhe krejt mbeturinat kalojnë nëpër oborrin dhe ka kundërmim të keq.”, ka deklaruar Islam Murtezi.

Qytetari është ankuar se ai i ka lejuar ata sepse ka menduar se punohet mirë dhe jo në këtë mënyrë.

Madje ai ka thënë se për këtë është ankuar në institucione por nuk kanë marrë përgjigje./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=-S2VkNkLrZI

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.