
Cristiano Ronaldo ka zbuluar në mënyrë shpërthyese se nuk mund ta respektojë trajnerin Erik ten Hag.
Legjenda 37-vjeçare mund të kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester United pasi humbi fitoren e së dielës në Fulham për shkak të sëmundjes.
Ikona portugeze bëri një rikthim mahnitës në Old Trafford në shtator të vitit 2021 nga Juventusi, 11 vjet pas largimit për në Real Madrid.
Në një intervistë ekskluzive me kolumnistin e Sun Sport, Piers Morgan, pesë herë fituesi i Topit të Artë tha për Ten Hag: “Unë nuk kam respekt për të sepse ai nuk tregon respekt për mua. Unë ndjehem i tradhëtuar. Disa njerëz nuk më deshtën aty. Trajneri, dhe disa të tjerë përreth klubit”.
“Nëse nuk keni respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë respekt për ju. Ata nuk kanë treguar mëshirë as për vazjën time të sëmurë. Manchester United më ka tradhtuar”.
Ronaldo u rikthye në Teatrin e Ëndrrave duke kërkuar të ndihmojë në rikthimin e klubit në majat e futbollit botëror. /Gazeta10
“I feel betrayed”. Cristiano Ronaldo.@PiersUncensored 🚨🎥⤵️ pic.twitter.com/VJ2FO84SVA
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 13, 2022