
Real Madridi duket se tashmë ka nisur planet për përforcimin e skaudrës për edicionin e ardhshëm.
Kampioni në fuqi I Europës duket se ka për synim transferimin e dyshes që luan në Serie A, Nicolo Barellas dhe Theo Hernandez.
Sipas raportimeve të fundit nga medait italiane, është vetë trajneri Carlo Ancelotti që i ka kërkuar kryesisë së klubit madrilien transferimin e këtyre dy futbollistëve.
Real Madridi raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë shumë marramendëse parash, vetëm për t’a sjellë këtë dyshe në “Santiago Bernabeu”.
Nicolo Barella po kalon në formë mjaft të lartë me Interin këtë sezon dhe po cilësohet si njëri nga mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit italian.
Po ashtu edhe Theo Hernandez është njëri nga lojtarët kyç të Milanit dhe cilësohet si njëri nga futbollistë më të mirë në pozitën e mbrojtësit të majtë.
Përveç këtyre dy futbollistëve, ‘Los Blancos’ tash e një kohë janë duke e monitoruar situatën e mesfushorit anglez, Jude Bellingham.