Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti kritikon Qeverinë, ka inflacion në produkte bazike

Gazeta10
15 November 2022 - 10:35

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me inflacionin në produkte bazike, raporton Gazeta10.

Hoti ka thënë se për shkak të këtij inflacioni ka një borgj të madh nominal.

Më tej, ai ka bërë edhe një krahasim në vite lidhur me këtë temë.

Tutje, ai ka thënë se një krahasim në blerjen e sasisë së mallrave mund të bëhet nga secili dhe do të ketë të njejtin përfundim.

Këtu keni statusin e plotë:

“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro). Description: 📉

Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.