
Një muaj paraburgim i është caktuar një 25-vjeçari nën dyshimet për dhunimin e një 71-vjeçareje në komunën e Skenderajt, transmeton Gazeta10.
Lajmin për caktimin e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit e ka konfirmuar për media, Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur me 4 nëntor, ndërsa në polici është raportuar me datën 6 nëntor.
Policia në raportin e saj 24-orësh kishte thënë se viktima ishte dërguar për ekzaminim mjekësor.
“DHUNIM/Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhej në raportin e PK-së./Gazeta10.