
Paris Saint-Germaini po planifikon përforcimin e fazës së sulmuesit në afatin kalimtar veror.
Objektivi kryesor i ekipit parisien pritet të jetë sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele.
Dembele në verë rinovoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2024 dhe sipas mediave franceze klauzola e largimit të tij në vitin 2023 do të jetë 50 milionë euro, shifër kjo për PSG nuk e ka problem t’a paguajë.
Barcelona raportohet se ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me sulmuesin francez deri në vitin 2026, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje mes të dyja palëve duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
25-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga vitit 2017, ku u transferua nga Borussia Dortmund për shumën e 105 milionë eurove.
Deri më tani këtë sezon, ai ka pesë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistimë në
20 ndeshje të luajtura.
Paris Saint-Germaini përveç interesimit për Dembelen, janë në bisedime për të rinovuar kontratën me Leo Messin, i cili po ashtu kërkohet edhe nga Barcelona.