
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se disa banorë të Vranidollit të Prishtinës janë ankuar për gjendjen e shtyllave elektrike në këtë fshat, raporton Gazeta10.
Në fotografitë e dërguara nga vendasit shihen shtyllat elektrike të cilat janë duke u rrëzuar dhe të vjetruara.
Redaksia e Kanal10 ka thënë se lidhur me këtë do të kontaktojë komunën por edhe kompaninë e përkujdesjes për rregullimin e tyre./Gazeta10
