
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se shkolla e muzikës në Gjilan është pa nxemje qendrore, raporton Gazeta10.
Sipas sekrektarit të kësaj shkolle duhet të jetë një trafo e posaçme vetëm për këtë shkollë sepse kapaciteti duhet të jetë më i lartë sesa ndonjë objekt tjetër dhe për këtë arsye nuk kanë ngrohje.
Sipas drejtorit të kësaj shkolle arsyeja e mos përdorimit të ngrohjeve është si shkak i një trafo energjetike e cila ka pas disa probleme.
Sipas tij shkolla është e madhe dhe përfshin një sipërfaqe kogja të mirë dhe për energji nevojitet një trafo e veçant.
“Ne si shkollë i kemi përfundu të gjitha obligimet, por faktikisht nuk kemi arrit ende ta zgjedhim problemin”, tha ai.
E sipas tij shkollës i’u është dhuruar një trafo dhe pse momentalisht nuk ka ngrohje është sepse askush si ka përfunduar punët përcjellse pët ta lidhur trafon./Gazeta10