
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në një konferencë për media në ambientet e Swiss Diamond, raporton Gazeta10.
Konferenca e Albin Kurtit ishte për një temë tjetër por gazetari i Kanal10, ka tentuar të flas me kryeministrin mirëpo nuk ishte i qasshëm për media.
Kryeministri Kurti është larguar nga ambientet e hotelit ndërsa konferenca për media është duke vazhduar ende.
Siç raportohet kryministri Kurti ka marrë rrugën për në Prizren në këto orët e hershme të mëngjesit./Gazeta10