
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend duke thënë se është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Perëndimi ka nevojë për më shumë burrështetas e më pak rrezikues.
Ai këto komente i ka bërë duke e shpërndarë një postim të ambsadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Këtu keni postimin e tij të plotë:
“Mirë që kemi më shumë kohë për Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, me palët e interesuara për një zgjidhje. E përsëris: Është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat. Ne kemi nevojë për më shumë burrështetas e më pak rrezikues*”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Qeveria e Kosovës dje pas presionit ndërkombëtar dhe të opinionit publik ka vendosur për shtyerjen për 48 orë të vendimit për gjobat.
Kujtojmë se përfaqësuesi i diplomacisë së jashtme të BE-së, Joesp Borell, ka thënë se do të njoftojë të gjitha shtetet anëtare lidhur me mosrespektimin e obligimeve të dialogut duke iu referuar Kosovës./ Gazeta10