Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: 48 orë janë mjaftueshëm për një shtensionim, kemi qenë të gatshëm për kompromis

Gazeta10
23 November 2022 - 12:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 48 orë janë të mjaftueshme për shtensionim të situatës së krijuar së fundmi, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se me 48 orë po jepet një shansë i dytë për bisedime.

“48 orë janë të mjaftueshme për shtensionim dhe për një shancë të re për bisedime ku tash ndodhet zëvendësi im Besnik Bislimi në Bruksel”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se ka qenë i gatshëm për ta pezulluar fazën e gjobave nëse Serbia do të tërhiqej nga lëshimi i targave ilegale në Kosovë.

“Ne kemi qenë të gatshëm që fazën e dytë që janë gjobat ta suspendojmë dhe Serbia të moslëshojë targa ilegale të kohës së Millosheviqit”, ka thënë më tej Kurti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.