
Premieria e shfaqjes “Gratë” vjen në dhjetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, rarporton Gazeta10.
Kjo shfaqje është me regji të Nastazja Domaradzka.
Në të luajnë aktoret: Edona Reshitaj, Gresa Pallaska, Lumnjie Sopi, Shengyl Ismaili, Sheqerie Buqaj dhe Xhejlane Godanci.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Premiera e shfaqjes me titull pune “Gratë” vjen në fund të muajit Dhjetor në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në regjinë e Nastazja Domaradzka me aktoret e jashtëzakonshme: Edona Reshitaj, Gresa Pallaska, Lumnije Sopi, Shengyl Ismaili, Sheqerie Buqaj dhe Xhejlane Godanci.
Shkruar nga: Agnesa Mehanolli, Brikena Sopi dhe Ulpianë Maloku
Konsulente Dramaturgjike: Doruntina Basha
Kompozitore: Rona Berisha Castrioti
Skenografe: Rudina Xhaferri
Kostumografe: Yllka Brada
Disejnere e dritave: Lucia Sanchez Roldan
Koreografe: Behije Murtezi
Asistente regjie: Xheraldina Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. / Gazeta10