Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konfirmim për Gazeta10: Rrëzohet një lis i madh në Mitrovicë, dëmtohen tetë vetura (FOTO)

Gazeta10
24 Nëntor 2022 - 15:06

Një lis i madh është rrëzuar sot në afërsi të palestrës “Minatori” në Mitrovicë.

Si pasojë e rrëzimit të tij janë dëmtuar tetë vetura, raporton Gazeta10.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta10, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti gjithashtu ka thënë se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, shihet se lisi ka qenë mjaft i madh dhe vetuat që janë dëmtuar kanë qenë të parkuara.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i zjarrfikësve të cilët janë duke e bërë largimin e tij nga vendi ku është rrëzuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.