Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryebashkiaku i Kievit shpall Boris Johnson qytetar nderi

Gazeta10
24 November 2022 - 20:12

Ish-kryeministri britanik është shpallur qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Boris Johnson ishte një “mik i madh i Ukrainës”, sipas skynews.

Johnson ka bërë dhe, jam i sigurt, do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën.

Faleminderit për mbështetjen! Ne të presim përsëri në Kiev për të dhënë këtë çmim të nderuar!” tha ai.

Johnson ishte një nga liderët e parë botërorë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës. Edhe pse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar të tregojë mbështetje për Ukrainën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.