
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Qeveria e 51% është e mospunës, raporton Gazeta10.
Bajrami ka thënë se kjo do të ndikojë në ngadalësimin e rritjes ekonomike.
Më tej, ajo ka thënë se shumë kompani janë bllokuar dhe se shumë punëtor kanë mundur t’i kenë humbur vendet e punës.
“Gjithë kjo mospunë e kësaj qeverie të 51% do të ndikoj në ngadalësimin e rritjes ekonomike, do të thotë më pak aktivitet ekonomik dhe më pak mjete në qarkullim e poashtu më pak paga për punëtorët e sektorit privat. Gjithashtu kjo nënkupton që shumë kompani janë bllokuar e rrjedhimisht shumë punëtor mund t’i kenë humbur vendet e tyre të punës”, ka thënë Bajrami në T7. / Gazeta10