
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se nesër duhet të korrigjohet padrejtësia historike e shqiptarëve dhe të vendoset për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, raporton Gazeta10.
Nesër do të ketë një mbledhje të përbashkët të dy kuvendeve të dy shteteve dhe Haxhiu ka thënë se duhet të shkohet me një bashkim për Konfederatë të Shtetit Shqiptar.
Më tej, Haxhiu, ka thënë dhënë edhe disa propozime se si specifikisht do të dukej një konfederatë e tillë.
Tutje, ai e ka bërë këtë kërkesë edhe si përfaqësues i popullit duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës dhe holologes së tij, Lindita Nikolla.
Haxhiu ka thënë se kjo është rruga e drejtë dhe se ky është amaneti i dëshmorëve.
Këtu kenu statusin e plotë:
“Nesër të korrigjohet padrejtësia historike, në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës të votohet:
Për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.
Pasi që Kosova ka shënuar 14 vite shtet sovran dhe i pavarur, është koha që në këtë 110 vjetor të Pavarsisë së Shqiperisë, NE të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë te votojmë:
Për bashkim në Konfederatën e Shteteve Shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Të bashkohemi në një Shtet, me një Qeveri, me një Senat, me dy kongrese Kosovë e Shqipëri.
Jemi të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë, është koha për vendime të rëndësishme për kombin tonë për të ruajtur identitetin shqiptar dhe për të qenë aty ku e kemi vendin bashkë në Bashkimin Europian.
Nga mbledhje e takime kozmetike të përfaqesuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, tani duhet guxim dhe veprim për vendime përmbajtësore dhe vizionare për kombin tonë. Kjo eshte e mundur, kjo eshte rruga e bashkimit Kombëtar në Konfederatën Shqiptare.
Si përfaqësues i popullit, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, kërkoj nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollai dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që në takimin e nesërm në mbledhjen e deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë të hudhet në votim: Për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.
Kjo është rruga e drejt, ky është amaneti i dëshmorëve të kombit shqiptar ndër shekuj me radhë që kanë rënë në altarin e lirisë, me idealin e bashkimit kombëtar”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10