
Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është hakuar llogaria e Facebook-ut, dy herë brenda 24-orëve, raporton Gazeta10.
Bulliqi ka thënë se rastin e ka paraqitur në organet e hetuesisë.
Më tej, ai ka thënë se nuk ka qasje në llogarinë e tij.
“Brenda 24 orëve të fundit dy herë më është hakuar Facebook-u privat dhe tani unë nuk kam qasje në llogarinë time në këtë rrjet social. Prandaj, derisa të kthehet në menaxhimin tim, çfarëdo që mund të postohet në atë faqe mban autorësinë e hakerëve-keqbërësve.Rastin e kam paraqitur në organet kompetente të hetuesisë”, tha Bulliqi./ Gazeta10