Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vritet shqiptari në Gjermani teksa po lëvizte me biçikletë

Gazeta10
29 Nëntor 2022 - 10:50

Një 42-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Krefeld të Gjermanisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa shqiptari po lëvizte me biçikletë.

Të shtënat u shënuan në mbrëmje rreth orës 20:00 të së hënës, duke tronditur qytetin në veriperëndim të Gjermanisë, transmeton Gazeta10.

“Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Duket si një ekzekutim i plotë. Më pas sulmuesi u largua”, shkruan Bild.

Zëdhënësi i policisë konfirmoi vrasjen , por nuk dha identitetin e viktimës.

Policia ka marrë pamjet filmike të bizneseve në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.