
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, ka thënë se sot është bërë një hap i rëndësishëm për heqjen e vizave për Kosovën, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se beson se së shpejti do të arrihet një marrëveshje me Parlamentin Europian.
Më tej, ai ka thënë se ky hap para është bërë i mundur për shkak se Kosova u fokusua në mbrojtjen e kufijve të saj, në menaxhimin e migracionit dhe sigurisë.
Ai ka thënë se është i bindur se ky bashkëpunim do të jetë i mirë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së stilit pa viza për qytetarët e Kosovës. Tani besojmë se do të arrijmë shpejt një marrëveshje me Parlamentin Evropian, në mënyrë që ta kthejmë këtë problem në realitet. Lehtësimi i regjimit të vizave u bë i mundur për faktin se Kosova i fokusoi përpjekjet e saj në forcimin e mbrojtjes së kufijve, menaxhimit të migracionit dhe sigurisë. Jemi të bindur se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen”, ka shkruar ai. / Gazeta10