
Protestuesit kanë hedhur mjete zjarrvënëse pranë objektit kryesor të Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Sot në orën 16:00 ka nisur protesta e organizuar pas vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-burri i saj.
Protesta përfundoi te objekti i Qeverisë, ku protestuesit hodhën mjete zjarrvënëse.
Aktivistja Neri Ferizi është arrestuar para pak minutash nga policë civilë që po e përcillnin protestën.
Rron Gjinovci ka postuar në Facebook momentin e arrestimit të saj./Gazeta10