Sokol Halili i cili është dyshuar për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, ka vrarë vetën.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta10.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njesiteve tē Policise së Kosovës është arritur që të lokalizphet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.
Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.