
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e tri shkollave të reja në vlerë prej mbi 13 milionë euro në kryeqytet, raporton Gazeta10.
Lagjet përfituese të këtij projekti janë Sofalia, Mati dhe Veterniku, ndërsa projekti do të jetë dy vjeçar.
I pari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se ndërtimi këtyre shkollave do të mundësojë që 2 500 nxënës të vijojnë mësimin në periferi të kryeqytetit.
“I kemi tri shkolla në periferi të Prishtinës. Në Sofali, në Mat dhe në Veternik. Kjo do të mundësojë që që të ketë 2500 nxënës nëpër këto shkolla. Me ndërtimin e këtyre shkollave do të ketë 2 500 makina më pak do të kenë nevojë me ardh në qendër të Prishtinës. Kostoja është pak më shumë se 13 milionë për tri shkolla dhe kostoja është e vitit 2020 dhe kemi pas mirëkuptim që të mbesin kostot siç kanë qenë”, tha Rama.
Ndërkaq nga kompania e cila do të kryej projektin “Bau School”, Pajtim Jakupi tha se kjo do të jetë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës./Gazeta10