Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shpërthim në afërsi të “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës

Gazeta10
06 December 2022 - 17:28

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar sërish afër “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar. Pjesëtarë të forcave policore në numër të shtuar ndodhen mbi urën kryesore të Ibrit.

Qytetarët, kryesisht shqiptarë, të cilët kanë nevojë të shkojnë në shtëpitë e tyre nga jugu në veri, nuk po lejohen nga policia të qarkullojnë përmes urës kryesore. 

Policia ende nuk është deklaruar për këtë shpërthim por, Gazeta 10 do të iu mbajë të informuar.

Ndërkohë që nga ora 18:00 është paralajmëruar mbledhje nga KQZ-ja pas zhvillimeve të fundit në veri dhe shpërthimeve në zyra të KQZ-së atje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.