Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthim tjetër në veri, policia largon gazetarët – u thotë s’ka siguri

Gazeta10
06 December 2022 - 21:31

Një shpërthim tjetër ka ndodhur shumë pranë gazetarëve  nga Kosova të cilët janë duke përcjell nga afër zhvillimet aktuale në veri të Mitrovicës.

Ky shpërthim siç raporton gazetarja e Kanal10, Saranda Aliu ka ndodhur pranë zyrës së KQZ-së, në veri.

Nga aty, policia e Kosovës i ka larguar gazetarët e terenit të cilët kanë qenë duke raportuar, për arsye sigurie.

Gjatë ditës së sotme, janë raportuar disa shpëthime në veri të Mitrovicës e në Zubin Potok.

Siç ka marrë vesh Kanal10, një qytetar serb i veriut është lënduar. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.