Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Anëtari i PDK-së në KQZ: Qeveria ka detyrë të ofrojë siguri për zgjedhjet në veri

Gazeta10
06 December 2022 - 22:05

Anëtari i KQZ-së nga PDK, Ilir Gashi në mbledhjen e mbajtur sot në KQZ tha se situata në veri është shqetësuese, pasi sot ka pasur rrezikim të jetës së zyrtarëve të KQZ-së.

Ai kërkoi që të ketë konsultime me institucionet tjera dhe të ofrohet siguri për zgjedhjet në veri sepse kjo është përgjegjësi e tyre.

“Raportet tregojnë se situata atje është shqetësuese. Ne duhet të jemi të vëmendshëm karshi zhvillimeve atje. Sot ne kemi pasur rrezikim të jetës së zyrtarëve komunalë atje. Fatkeqësisht, siguria fizike e tyre është bërë nga policia, por ata dhe ministria kanë dështuar për të krijuar kushtet dhe t’iu mundësohet përgatitja për zgjedhje… Duhet të konsultohen të gjitha institucionet për të marrë garanci të plota se ky proces do të garantohet atje, pasi përgjegjësia është e tyre”, tha ai.

Sot KQZ-ja ka mbajtur mbledhje pas sulmeve që i janë bërë zyrës së saj në veri të Mitrovicës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.