
Dogana e Kosovë ka hasur në një rezistencë në përpjekje për konfisikimin e alkoolit në Hoqë të Madhe të Rahovecit, fshat i dominuar nga serbët, raporton Gazeta10.
Një numër i madhe i serbëve kanë dalur në rrugët e këtij fshati duke e kundërshtuar këtë vendim.
Madje një nga pjestarët e familjes Srdan Petrvoviq në shenjë proteste ka vendosur një shtizë flamuri dhe ka kërcënuar se do të hidhet nga çatia e shtëpisë.
Nga Dogana e Kosovës kanë thënë për Insajderin se gjatë procesit të tërheqjes kanë hasur në rezistencë.
“Procesi i tërheqjes është duke vazhduar kemi pasur rezistecë, por, nuk ka ndikuar në procesin e tërheqjes”, ka thënë Adriatik Stavileci, Zëdhënës i Doganës.
Në këtë rast është kërkuar edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.


