
Një incident i armatosur ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes në fshatin Serbovc të Zveçanit.
Njësitet policore janë sulmuar nga persona të artmatosur me armë të gjata, derisa po patrollonin në atë zonë të vendit, raporton Gazeta10.
Si pasojë e incidentit, një polic i Kosovës ka mbetur i lënduar si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit ishin në njëveturë të tipit Audi, ngyrë hiri me targa KM.
Polici i lënduar është transportuar për në QKMF për të marrë ndihmë mjekësore.
” Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta10
Lajmi në perditesim…