
Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar fitoren e Marokut ndaj Portugalisë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ai që beson në vetvete do të shkojë larg.
Pacolli më pas e ka lidhur këtë fitore me besim në Zot si dhe ka thënë se kjo fitore ishte e bukur.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ai që beson në vetvete do të shkojë larg. Por ai që beson në Zot është gjithmonë fitues. Një fitore e bukur nga Maroku ”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10