Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lushtaku i PDK-së: Të thirret urgjentisht Kuvendi, Kurti e Osmani të japin llogari

Gazeta10
10 December 2022 - 23:14

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, raporton Gazeta10.

Lushtaku ka thënë se akti i sotëm i shtyerjes së zgjedhjeve është dorëzim i sovranitetit nga ajo pjesë si dhe dorëzim para grupeve kriminale në veri.

Ai ka thënë se ky është akt tradhëtie ndaj kushtetuetës së Kosovës.

Më tej ai ka bërë thirrje që të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës dhe të kërkohet llogari nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani.

Këtu keni statusin e plotë:

“Akti i sotëm që shtyen mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. Ky akt është akt tradhtie ndaj kushtetutës sonë. Të thirret urgjentisht mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës dhe këta dy persona të japin llogari para përfaqësuesve të popullit! Mergim Lushtaku”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e tij në Facebook.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.