Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministrja e Jashtme gjermane: Kosova uli tensionet, Serbia bëri të kundërtën

Gazeta10
11 December 2022 - 19:58

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në very të Mitrovicës, ku serbët lokal kanë vendosur barrikada në disa pjesë të kësaj zone, shkruan Gazeta10.

Baerbock përmes një postimi në Tëitter ka përmendur vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës duke shtyrë zgjedhjet në komunat me shumicë serbe, derisa Serbia po vazhdon të bëjë të kundërtën, raporton Gazeta10

Ajo madje ka vlerësuar, se deklaratat e fundit të krerëve serb për dërgimin e forcave ushtarake serbe në Kosovë, janë të papranueshme.

“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj @EULEXKosovo. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE @MiroslavLajcak”, ka shkruar ministrja e Jashtme gjermane. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.