Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Chollet nesër vjen në Kosovë, do të takojë liderët e Kosovës

Gazeta10
11 December 2022 - 23:13

Në kohën kur veriu po përballet me situatë të tensionuar nga grupet kriminale serbe, në Kosovë vjen zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan, Derek Chollet.

Ai nesër do të takojë liderët e Kosovës, në kuadër të kësaj vizite në rajon që ka për qëllim përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Kjo vizitë po ashtu ka të bëjë me bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.