
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i ka quajtur huliganizëm, incidentet e fundit në palestrat sportive ku janë zhvilluar ndeshjet e basketbollit, e të cilat kulmuan me përleshjen fuzike ndërmjet tifozëve të Sigal Prishtinës dhe atyre të Trepçë.
Çeku në Prime Time në Kanal10, ka treguar se dëmi i shkaktuar në palëstrën sportive, është faturë e konsiderueshme.
Ai ka thënë se përveç rrezikut që iu shkaktua njerëzve që ishin aty dhe policëve, kjo do të ndikojë edhe në imazhin e sportit kosovar, shkruan Gazeta10.
“Ajo cfarë pamë mbëmë, nuk është tjetër përveç huliganizëm, e dëmtim i pronës publike, si dhe rrezikim i jetës së qytetarëve dhe fatkeqësisht disa policëve që ishin aty për të ofruar siguri. Dëmi është mjaftë i madh, jo vetëm në karrige të thyera, por edhe në dritare dhe dyerve e dëmtim të parketit. Është faturë e konsiderueshme dëmi që është shkaktuar aty. Mbi të gjitha kemi rrezikim të jetës të njerëzve që ishin aty. Kishim prishje jo vetëm të imazhit të sportit, por edhe të shpirtit sportiv të një atsmofere që do të duhej të ishte familjare”, tha ministri Çeku në Prime Time./Gazeta10