Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Si shkak i barrikadave, KFOR-i dërgon ushqim bazës së tyre në veri me dy helikopter (VIDEO)

Gazeta10
13 Dhjetor 2022 - 12:09

KFOR-i ka dërguar ushqim bazës së tyre në pjesën veriore me dy helikopter, raporton Gazeta10.

Kjo formë e dërgimit po bëhet për shkak të vendosjes së barrikadave në veri, dhe kjo shihet në një video të siguruar nga Kanal10.

“KFOR-it dërgon ushqim bazës së tyre në pjesën veriore përmes linjës ajrore për shkak të bllokimit të rrugës nga barrikadat”, ka thënë gazetarja e Kanal10, Egzona Shala.

Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke i larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.

Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve.

Këtu keni videon:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.