Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ekskluzive: Katërshja e madhe sërish në aksion – Escobar, Lajçak e diplomatët franko-gjerman të shtunën në Kosovë

Gazeta10
15 December 2022 - 21:59

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do ta vizitojnë sërish Kosovën të shtunën e kësaj jave.

Kështu ka bërë të ditur autori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku në transmetimin direkt, raporton Gazeta10.

Ai ka njoftuar po ashtu, se bashkë me Escobarin e Lajçakun do të vijnë edhe përfaqësuesit special të Francës dhe Gjermanisë.

Vizita e të dërguarve special, vjen sërish pikërisht në kohën e tensioneve në veri të Kosovës, ku serbët lokalë kanë ngritur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.