
Tetë ditë nga vendosja e barikadave në veri të Mitrovicës, situata duket të jetë e qetë, raporton Gazeta10.
KFOR-i i vetëm po e bënë moniturimin e situatës në fshatin Rudar.
Ende nuk dihet se kur do të bëhet heqja e barikadave me automjete të rënda në veri të Mitrovicës.
Këto barrikada ruhen nga një grup i vogël i serbëve lokalë, derisa pas kamionëve qytetarët kanë ngritur edhe tenda ku kanë bërë rojë gjatë natës.
Më poshtë mund të ndiqni videon drejtpërdrejt nga veriu./Gazeta10