Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ngrica gjatë rrugës, Policia me apel për qytetarët

Gazeta10
20 December 2022 - 14:47

Policia e Kosovës ka dalur me një apel për qytetarët lidhur me ngasjen gjatë rrugës me ngrica, raporton Gazeta10.

Në apelin e Policisë së Kosovës bëhet thirrje që të ketë një përqëndrim maskimal gjatë drejtimit të mjetit si dhe të përdoren pajisjet dimërore.

Po ashtu, është kërkuar përdorimi i rripit të sigurisë, të mospërdoret telefoni dhe disa rekomandime të tjera.

Këtu keni apelin e Policisë së Kosovës:

 “Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit, mbani distancën në mes mjeteve, përdorni pajisjet dimërore, përdorni rripin e sigurisë, respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara, mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes, mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë, në rast të ndonjë ngadalësimi në qarkullim apo krijim të kolonave prisni në shiritin tuaj dhe në asnjë mënyrë mos provoni të bëni tejkalime të rrezikshme!”, thuhet në apelin e policisë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.