Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasi me veturë 3-vjeçaren në Sarandë, arrestohet shoferi

Gazeta10
25 December 2022 - 11:03

Një aksident me pasojë lëndimi të një të miture 3-vjeçar ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë.

Mësohet se një 22-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë një fëmijë.

Aktualisht vajza ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

22-vjeçari ndërkohë është arrestuar nga policia.

“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22-vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip Hyndai, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3-vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë”, njofton policia. /TCH/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.