Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

EULEX-i sërish i ofron ekzaminim mjekësor ish-policit serb të arrestuar Dejan Pantiq

Gazeta10
25 December 2022 - 12:26

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë të ditur se mbrëmë i është ofruar sërish ekzaminimi mjekësor, ish-zyrtarit policor Dejan Pantiq.

Wigemark në një postim në Twitter, ka shkruar se ekipi mjekësor i EULEX-it ka ekzaminuar Pantiqin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, raporton Gazeta10.

 “Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it dje në mbrëmje ka ekzaminuar z. D.P. i cili është i ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është ekzaminimi i dytë mjekësor i z.D.P nga ekipi mjekësor i EULEX-it. I pari ka ndodhur javë më parë”, ka shkruar shefi i EULEX-it.

Dejan Pantiq u arrestua nën dyshimet se ka organizuar sulmin kundër zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për të kundërshtuar arrestimin e tij, grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor dhe tani po bëhet dita e 16-të që nga bllokimi i vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.