Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtënat me armë zjarri në veri, Policia e Kosovës del me njoftim

Gazeta10
25 December 2022 - 23:00

Policia e Kosovës ka mohuar se ka pasur sulm ndaj Policisë në Zubin Potok të dielën mbrëma.

Policia për këtë ka thënë po ashtu se nuk ka pasur as shkëmbim zjarri mes këtij institucioni të sigurisë me gurpe kriminale në veri, shkruan Gazeta10.

“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se: Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askuj”, thuhet në njoftim. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.