
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” përmes një telefonate një qytetar nga Prizreni është ankuar se në rrugën kryesore Prizren-Gjakovë nuk kanë ndriçim dhe nuk kanë vija të bardha në rrugë.
Qytetari thotë se kanë shumë vështirësi ta kalojnë rrugën dhe se është me rrezik të madh, raporton Gazeta10.
Ai shton se ndriçimi mungon nga marketi “Kastrati” e deri tek shkolla e lagjes “Arbana”.
Për më shumë se dy muaj janë pa ndriçim në këtë pjesë./Gazeta10