
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht pas kërcënimit me bombë, raporton Gazeta10.
Më tej në njoftim thuhet se Policia e Kosovës menjëherë pas marrjes së informacioneve ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme.
Më tej thuhet se janë Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet relevante për këtë situatë.
Më tej, thuhet se Policia e Kosovës do ta mbajë opinionin e informuar për këtë ngjarje.
Këtu keni njofimin e plotë:
“KOMUNIKATË PËR MEDIA
Për shkak të një kanosjes me mjete shpërthyese mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë
Prishtinë, më 28 dhjetor 2022
Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.
Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Menjëherë pas kërcënimit me bombë Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se janë evakuar udhëtarët dhe personeli. / Gazeta10